Ka vetëm një mikeshë shqiptare, ja çfarë thotë modelja e njohur për Armina Mevlanin
Në një lidhje ‘live’ ditën e sotme me ‘Wake up’ ishte modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të jetës së saj private, megjithatë Heidi ka dashur ta vërë theksin te karriera e saj. Ajo foli gjatë për modelingun dhe për pasionin e saj të fëmijërisë, kinematografinë, të cilën tashmë e ka si qëllim kryesor.
Ndërsa e pyetur për miqësitë e saj me vajzat e showbiz-it shqiptar, Heidi u shpreh se Armina Mevlani është ndër mikeshat e vetme shqiptare, duke u shprehur se është shumë e pastër në shpirt dhe se ajo e do shumë. “Ajo që unë shoh tek një njeri është nëse e ka shpirtin e pastër dhe kjo për mua është primare”, tha modelja. Gjithashtu Heidi foli edhe për një foto të saj me Selena Gomez, duke treguar se është një fanse e madhe e këngëtares me famë botërore.
View this post on InstagramThis morning my Albanian interview @topchannelalbania @wakeup_topchannel