“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë”/ Profesori tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares: I bindur që i është nënshtruar një rituali okult, e kuqja mund të jetë gjak

Eksperti është i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë, duke shtuar se ata po shënjestrojnë viktimat e tyre të radhës.

Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça ka komentuar vdekjen e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, disa javë më parë në banesën e saj në Tiranë. Eksperti, i ftuar në “ABC e mëngjesit”, është i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë, duke shtuar se ata po shënjestrojnë viktimat e tyre të radhës.

“Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët. Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite.”

Më tej, Ervin Karamuça u shpreh se duhet të ngrihen grupe ekspertësh për të luftuar këto raste që po marrin jetë njerëzish mund të jetë sakrifikuar nga një sekt apo grup i caktuar. Ndërsa ai shtoi se sakrifikimi në këtë rast bëhet pa përdorur asnjë lloj arme apo mjeti tjetër.

“Ka disa praktika që kanë të bëjnë me frekuencat e trupit, për të ndaluar procese jetike në organizëm. Këta janë vrasës serialë…E kanë sakrifikuar. Kam dyshime që viktima do ketë tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar,”-shtoi ajo.

Evgjeni Baxho është 23-vjeçarja që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë. Në media u raportua se e reja vdiq pas një infeksioni në dhëmballë, por më pas detaje të frikshme u publikuan në media, ndërsa në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole me ngjyrë të kuqe.

(k.m/dosja.al)