“Ka qenë e rëndë”/ Çfarë e bëri Manjola Nallbanin të përlotej në emision?
Këngëtarja Manjola Nallbani, e cila së fundmi publikoi këngën “Vuj moj zemër”, ka zbuluar disa detaje të reja nga jeta e saj.
E ftuar pasditen e sotme te “Rudina” për të ndarë me publikun emocionet e këngës, Manjola nuk i kurseu përgjigjet e sinqerta për publikun. Njëra nga pyetjet që iu bënë dhe që e emocionoi më shumë, ishte ajo për kujtimin më të lumtur që ka me të ëmën.
“Kujtimi më i lumtur me nënën… Shumë… momenti i dasmës, emocionet, shumë prekëse…”– tha ajo, por pas saj, Rudina e ngacmoi sërish: “Ka qenë një moment që je takuar me të, moment përshëndetjeje? Si je ndjerë?“.
“Ja, e shikon më bëre për të qarë. Edhe me mamin, edhe me babin, se babin e kam pasur të paralizuar, e kam thënë dhe kur ika unë nga shtëpia, ishte për të dy e rëndë.”, përfundoi artistja.
Nallbani ka treguar herë pas here se është në super formë fizike me postimet që bën në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja iu bashkua këtë verë të gjithë VIP-ve që guxuan të pozonin me bikini, për të treguar se ndihen shumë mirë me trupin e tyre.