“Ka qenë dashuri me shikim të parë”, dhëndri i Stefi Priftit tregon si është njohur me vajzën e këngëtarit

Mëngjesin e sotëm në programin “Ditë e re”, ka qenë i ftuar Gëzim Meta, bashkëshorti i vajzës së këngëtarit të njohur, Stefi Prifti.

Gëzimi dhe Maria, e kurorëzuan dashurinë e tyre në shtator, me një ceremoni madhështore, ku ishin të ftuar shumë miq, familjarë si dhe figura publike shumë të njohur.

Stef-2

Gjatë intervistës së zhvilluar, ai është pyetur se si është njohur me Marian, ku ka treguar se mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur në një nga ish-studiot e mia, në një baret e Tiranës. Kam qenë duke hapur ish-studion dhe ajo po mendonte se po hapja lloto. Shih unë, shih ajo, unë shihja më shumë se ajo kishte turp. Kuptohemi mirë se jemi në një fushë, jemi artistë”, u shpreh Gëzimi.

Stef-1

Kujtojmë se martesa e Gëzimit me Marian ka qenë gëzimi i parë i Stefit pas humbjes së bashkëshortes së tij disa vite më parë.