Ka pasur më shumë se sa miqësi me Flori Mumajesin? Evi Reçi rrëfehet mes lotësh, flet për familjen e xhaxhait që humbi në tërmetin e 26 nëntorit

Këngëtarja Evi Reçi ka punuar me kantautorin Flori Mumajesi, madje kanë sjellë edhe një bashkëpunim së bashku “I ngjan asaj”.

Por dyshja prej disa vitesh nuk kanë sjellë një projekt së bashku, dhe sipas prezantueses shkak janë impenjimet e saj në Universitet.

Megjithatë, Evi Reçi shprehet se ata mbajnë ende kontakt me njëri-tjetrin dhe i është falënderuese Flori Mumajesit për këngët që i ka dhuruar.

“Takohemi më rrallë, por dëgjohemi. Nuk kemi zënka, hartërmbetje, unë i jam mirënjohëse. Ai e di që unë i jam falënderuese për këngët që më ka dhuruar dhe që i ka bërë për mua, duke kuptuar stilin tim. Rrethanat gjeografike dhe prioritetet e mia më kushtuan muzikën. Preferova në atë kohë të mbaroja Universitetin, sepse e dija që më vonë s’do kisha nerva”, u shpreh ajo në një intervistë për RTV Ora.

Ndërsa pyetjes nëse ka pasur më shumë se miqësi mes tyre, iu përgjigj: “Një “Jo” e madhe sepse nuk ka pasur asgjë më tepër se kaq. Përtej miqësisë, përtej afrimitetit si miq absolutisht asgjë, e them me sinqeritet të plotë. Kemi qëndruar shumë me njëri-tjetrin, fjalët janë por absolutisht që jo.”

Evi Reçi foli mes lotësh edhe për humbjen e familjes së xhaxhait të saj në tërmetin e 26 nëntorit. Ajo tha se “e kujton si një ëndërr të keqe” dhe ende nuk arrita ta kuptojë se pse “duhet të largoheshin nga jeta aq shumë njerëz padrejtësisht”.

Ndërsa theksoi se pas tragjedisë së dy viteve më parë kuptoi rëndësinë e jetës.

“E kujtoj si një ëndërr të keqe, nuk arrij akoma ta kuptoj pse ndodhi, si ndodhi dhe pse duhet të ikin aq shumë njerëz, jo vetëm pjesëtarë të familjes sime. Ikën shumë njerëz padrejtësisht, kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, që një telefonatë duhet ta bësh sot dhe jo nesër. Kuptova që njerëzit mund të ikin të rinj, nuk ikin me radhë. Më duket e çuditshme që s’është më, por duhet t’i pranojmë dhe të vazhdojmë më përpara. Zgjodha të flas, sepse mund të emocionohem, por nëpërmjet situatës që ndodhi, kuptova se asgjë s’është më e rëndësishme sesa jeta. Asgjë s’është përgjithmonë”, tha këngëtarja.

/Panoramaplus.al