Ka një muaj që nuk e takon, kryeinfermierja përlot me postimin për të birin: Duro, do fitojmë për ty e gjithë shqiptarët
Mes lodhjes dhe emocioneve nga të gjitha llojet që ata marrin nga vija e parë e luftës me Covid-19, mjekët e infermierët shqiptarë kanë edhe stresin e mbrojtjes së familjarëve të tyre.
Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca, prej një muaji nuk shkon në shtëpi nga frika e transmetimit të këtij virusi tek familja e saj.
Ajo madje nuk ka mundur të përqafojë as djalin, të cilin e takon për së largu.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në Facebook, ku shihet djali i saj në ballkon e me një dedikim prekës.
“Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan bashkangjitur fotos.