“Ka një homoseksual për çdo klub, por kanë frikë të…”, kapiteni i Uatfordit i befason të gjithë me deklaratën
Troi Dinej është i drejtpërdrejtë. Një nga kritikuesit më të mëdhenj të rinisjes së Premier Ligës për shkak të frikës nga Koronavirusi, përpara se të zbresë në fushë, i rikthehet temës së homoseksualitetit në futboll. “Do të thosha se ka të paktën një futbollist homoseksual ose biseksual në çdo skuadër futbolli.
Ka, jam 100% i sigurt që është kështu. Dhe mendoj se ata janë shumë të shqetësuar nga përgjegjësia për të dalë hapur dhe pranuar diçka të tillë.
Por, mendoj se nëse do ta bëjë dikush, atëherë do të ketë shumë të tjerë që do të dalin hapur. Problemi është se askush nuk dëshiron të dalë i pari. Përshtypja është se kjo është një peshë shumë e rëndë për ta mbajtur gjatë karrierës, prandaj ka edhe kaq hezitim nga ana e tyre”, tha kapiteni i Uotfordit gjatë një interviste për “BBC”.