
Ka një datë për albumin më të ri të Beyoncé!
Pasi fansat kërkuan me ngulm një tjetër album, bënë kërkimet e tyre dhe u bindën se këtë verë do t’u realizohej, Queen B reagoi!
Në 29 korrik, Beyoncé do të lançojë albumin e saj të ri, “Renaissance”.
Në website-n e Bey po bëhet nami dhe fansat po bëhen gati të blejnë albumin, i cili përfshin: një CD, një bluzë, një mini-poster dhe një libërth me 28 faqe ku gjenden foto të divës së muzikës.
Deri atëherë, të gjithë po presim me shumë kuriozitet!
Anabelmagazine