“Ka menu që ka akses në ndjenjat e mia”/ Dj Dagz flet për raportin me moderatoren në “Big Brother VIP”: E kisha një pëlqim për të, por tani…

Disa veprime dhe fjalë të Einxhelit e kanë stepur Dj Dagz (Arbri) për të vazhduar njohjen me të. Ditën e djeshme, moderatorja i ka dhuruar një puthje Arbrit, por fill pas kësaj, i ka thënë se e ka bërë thjesht për lojë.

Teksa po fliste me Fifin dhe me Sarahn, Arbri tha se nëse deri tani e kishte një farë pëlqimi për të, pas këtij veprimi, nuk ka më asgjë. Artisti nga Kosova tha se nuk është aq e lehtë që njerëzit të luajnë me ndjenjat e tij, të cilat siç tha ai, i ka “varrosur”.

Ndërkohë, Einxhel është shprehur se Arbri nuk është tipi i saj dhe se nuk e pëlqen. Megjithatë ka vazhduar ta ngacmojë.

Pjesë nga biseda:

Arbri: Nuk po du me fol për punën e Einxhel, ajo munet me fol e me bo ça don.

Sarah: Keni fol bashkë?

Arbri: Jo.

Sarah: Se e kam parë që e ngacmonit njëri-tjetrin.

Arbri: Ngacmoheshim, por s’kena fol naj gjo.

Sarah: Ty të pëlqen të kesh një gjë më shumë këtu brenda?

Arbri: E kisha, tashi jo. Ka qenë një ide në mendjen time që s’kisha pse me kundërshtu. Nuk është ndërmarrë ndonjë hap nga të dyja palët. Tu fol pa lidhje, njeri budall nuk ka. Ka bo gjeste pa lidhje. Ajo ka bo do sene pak pa lidhje. Kur kena diskutu, më tha ‘ishte vetëm për lojë’. I thashë ‘ok’.

Sarah: Unë mendoj që ajo nga hiçi s’mund ta bëjë këtë.

Arbri: Ndjenjat ose mendimet e saj… Unë dëgjoj çfarë më thotë ajo. Kur thotë kështu, kështu është.

Fifi: E di si janë meshkujt? Sa më pak ua jep mundësinë, aq më shumë të ndjekin.

Arbri: Jo, jo. Ki me pa! Unë s’jam ashtu. Përkundrazi, me lëvizje kisha shku më shumë te ajo. Kur sillesh mirë, une jam ok, kur s’sillesh mirë… Erdhi këtu u ul pranë meje. Më ngacmoi dhe më tha ‘po më merren mendtë’. Unë për shaka i thashë ‘ndoshta e ki prej puthjes me mu’. Tha ‘ajo puthje ishte për lojë’. Ky fakt më lëndoi. Tash më vrau fakti që e ka thon atë fjalë, ka menu që ka akses në ndjenjat e mia. Ka menu që ka me ardh me më dhon nji puthje edhe kam me u ni ‘uau’. Ndjenjat e mia janë në vorr.