“Ka më shumë operacione se këngë”/ Tayna i kundërpërgjigjet Feros pasi u tall me të: Mundesh thjesht të më admirosh

Panoramaplus.al/ Tayna nuk ia ka përtuar një kundërpërgjigje Feros i cili e ofendoi publikisht gjatë një video live në Tik-Tok.

Reperi nga Kosova, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pasi fitoi “lirinë” është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ai realizoi një live në TikTok së bashku me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun. Gjatë bisedës ky i fundit shprehet se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero ia pret që ajo çdo ditë shton një operacion të ri.

“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri,”-dëgjohet të thotë reperi duke qeshur.

Në mënyrë indirekt Tayna i është përgjigjur duke ripostuar në Instastory një thënie në anglisht ku thuhet: “Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”. Mesa duket ajo ka dashur t’i përgjigjet atij përmes këtij thumbimi duke e cilësuar si ‘fans’ të sajin.

Raporti i luhatur mes Taynës dhe Feros

Tayna(Doruntina Shala) u pa që kur doli në fillim si një kontrapedal për reperen e “On Records” Rina, e cila u prezantua në treg vetëm pak muaj para se të dilte “Marijuana”. Kështu, pas suksesit të këngës së Tayna-s me Don Phenom-in dhe shpërthimit të saj në tregun e muzikës, u vulos se mes saj dhe Rinës, ekzistonte një rivalitet.

Koleg dhe mik i Rinës, asokohe pjesë e të njëjtin label si ajo, po ashtu e sulmoi Taynën përmes diss-eve dhe deklartave të ndryshme. Gjërat u dukën se morën një rrjedhë tjetër kur në 2019 reperi u zgjua me qejf për të kërcyer në makinën e tij me këngë të repereve shqiptare dhe videot i postoi në Instastory. Ai kërceu me Melindën dhe më pas me këngën e re të Tayna-s!

Nga ana tjetër, reperja nuk ia la me kaq por, si shenjë mirënjohjeje për gjestin e Feros, publikoi në Instagram-in e saj videon ku Fero kërcen dhe këndon këngën “Kce” duke i shkruajtur: “Happy Birthday” me emojin e vajzës me fustan të kuq që kërcen nga qejfi.

U duk sikur Fero kishte marrëdhënie të mira me Tayna-n pas prishjes së raporteve me Rinën dhe kjo u duk veçanërisht kur Fero vlerësoi kundërshtaren e Rinës, Tayna-n.

Pas kësaj mes tyre nuk pati ndonjë zhvillim tjetër, të paktën në sytë e publikut, deri tani kur Fero e sulmoi papritur reperen.