Ka mahnitur që nga rikthimi i tij në fushë, Eriksen tani kërkohet me ngulm nga gjiganti i Premier Ligës
Ka kaluar thuajse një vit nga ajo ngjarje e frikshme që Kristian Eriksen pësoi në kampionatin Europian, ku pësoi një infarkt dhe duket se mesfushroi danez e ka harruar dhe tani është rikthyer dhe një herë në formën e tij më të mirë.
Paraqitjet mbresëlënëse me Brentford dhe rikthimi në formacion me kombëtaren e Danimarkës, kanë bërë që ish-mesfushori i Interit të kërkohet dhe një herë nga klubet e mëdha të Premier Ligës.
Bëhet fjalë për Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” kanë qenë gjithmonë të interesuar për Eriksen që në kohën kur ai luante për Totenhemin. Tani, me kontratën që pritet t’i mbarojë me Brentford, Ten Hag do të tentojë që ta afrojë mesfushorin danez.