Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje

Këngëtari Christos Santikai, i cili ka lindur në vendin tonë, ka folur për periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij.

Gjatë një interviste për mediat greke, këngëtari ka deklaruar se kujtimet e tij për Shqipërinë janë të pakta, si pushkatimet, për shkak të luftës civile.

Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.

Ora News