“Ka gra të martuara që më ngacmojnë”/ Këngëtari zbulon “sekretet” e djemve të grupit “OTR”: Noizy dhe Varrosi do të mbesin gjithmonë beqarë

Këngëtar i njohur, Altin Sulku, i cili ka folur rreth jetës së tij dhe “sekreteve” të grupit më të njohur “OTR”.

I ftuar në “Glamour Zone”, Altin Sulku ka folur rreth marrëdhënies që ka me partneren e tij dhe flirtimet nëpër koncerte.

“Unë ja tregoj të gjitha gruas time dhe më kupton, e ka parë që flirtojnë por unë mundohem t’ia kthej në mënyrën më të mirë. Ka gra të martuara që më shkruajnë dhe me ngacmojnë por unë mundohem t’i përgjigjem mirë”, thekson ai.

Sipas Sulkut: “Noizy, sepse shkruan shumë, Madje mund të them që kur të vijë dita që do të bëhet një dokumentar për Noizyn, që po e krijon një anglez që po e shikon për shumë arsye se si ka mundësi që një artist i një vendi kaq i varfër paguhet kaq shumë, pra po merret çdo gjë me detaje dhe Noizy po mundohet të bej dhe një libër. Në momentin që unë po flas ai mund të ketë të shkruara një mijë tekste”.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Altin a ke rënë ndonjëherë me dashuri me shikim të parë?

Altini: Jo, nuk i besoj

Gazetarja: A të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Altini: Po më kanë tradhtuar në miqësi.

Gazetarja: A e ke thyer ndonjëherë ligjin?

Altini: Shumë herë, kam përdorur pashaportën e vëllait për të udhëtuar pasi ngjasojmë shumë.

Gazetarja: A kanë flirtuar ndonjëherë ndonjë fanse e martuar me ty?

Altini: Jo një herë por shumë herë. Unë ja tregoj të gjitha gruas time dhe më kupton, e ka parë që flirtojnë por unë mundohem t’ia kthej në mënyrën më të mirë. Ka gra të martuara që më shkruajnë dhe me ngacmojnë por unë mundohem t’i përgjigjem mirë.

Kësaj here në emision u vendos që të bëhej një pyetësor posaçërisht Për Altinin, ku do t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve në lidhje më grupin “OTR”

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Cili nga Anëtarët e grupit OTR kanë më shumë mundësi të bëjnë sherr në gjendje të dehur?

Altini: Varrosi, po të pijë ai nuk mbahet më e ka me sherr…

Gazetarja: Cili nga anëtarët e grupit OTR kanë më shumë mundësi të tradhtojnë?

Altini: Për Noyzin nuk mund të them sepse ai është serioz dhe korrekt nuk tradhëton. Kemi Don Vidin është pak i poshtër.

Gazetarja: Cili nga anëtarët e grupit OTR kanë më shumë mundësi që të mbesin beqar?

Altini: Noizy por mund të them që më shumë Varrosi, pasi po e shijon, ashtu ka qejf, nuk do ta bezdisë njeri, është rehat.

Gazetarja: Cili nga anëtarët e OTR ka më shumë mundësi të shkruaj një libër?

Altini: Noizy, sepse shkruan shumë, Madje mund të them që kur të vijë dita që do të bëhet një dokumentar për Noizyn, që po e krijon një anglez që po e shikon për shumë arsye se si ka mundësi që një artist i një vendi kaq i varfër paguhet kaq shumë, pra po merret çdo gjë me detaje dhe Noizy po mundohet të bej dhe një libër. Në momentin që unë po flas ai mund të ketë të shkruara një mijë tekste.

Gazetarja: Cili nga anëtarët e grupit OTR ka më shumë mundësi ta gjejë nusen në rrjetet sociale?

Altini: Varrosi dhe pse s’do martohet siç e thamë, por këtë gjë e mendoj unë. (qesh)