Ka fituar vendin e titullarit te Torino, trajneri Juriç flet për Berishën: Portieri i së ardhmes? Do të shohim

Etrit Berisha është kthyer në portierin titullar te Torino pas performacave të tij fantastike me skuadrën.

Gjithsesi duket se trajneri Ivan Juriç ende nuk ka vendosur nëse ai do të jetë edhe për sezonin tjetër si titullar, apo do të zgjedhë sërish Milinkoviç-Saviç.

“Ne nuk kemi menduar për portierin. Ju e anuluat Vanjën, por për mua ai ka bërë shumë mirë. Në fillim të sezonit ai kishte një ecuri fantastike, por pastaj ecuria e tij u bë negative për shkak të COVID-it dhe kjo është diçka normale. Berisha po bën mirë dhe tani ai po luan. Për të ardhmen duhet të shohim”, ishin fjalët e Juriç.

PANORAMASPORT.AL