Ka edhe testikuj, edhe vaginë: 67-vjeçari kosovar bëhet lajm në mediat britanike
Një anomali e padëgjuar ndonjëherë në trevat shqiptare është treguar së fundmi nga gazeta e madhe britanike, Daily Mail. Aty tregohet një rast super i rrallë i zbuluar në Kosovë nga mjekët.
Bëhet fjalë për një 67-vjeçar që ka organe femërore dhe mashkullore. Mjekët që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se enjtja nga e cila ankohej ai, në të vërtet përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.
Sipas medias britanike, 67-vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë sepse kishte enjtje në pjesën e ijeve, një dhimbje që e kishte prej një dekade. Deri këtu, një gjë normale.
Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai po ashtu kishte edhe testikun e brendshëm.
Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS), një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor.
Raste si ky, sipas së përditshmes britanike Daily Mail, janë raportuar vetëm 200 në literaturën mjekësore. Pra, në gjithë botën, ka vetëm 200 njerëz të cilët kanë shfaqur një problem të tillë. Urojmë që burri nga Kosova të jetë mirë me shëndet tani.