“Ka edhe kështu vjehrrash…” Eliona Pitarka flet për marrëdhënien me nënën e bashkëshortit

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, tashmë duket se nuk ka çfarë të fshehë më dhe ka filluar të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Në një postim në Instastory Eliona ka folur së fundmi për vjehrrën e saj duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie shumë të mirë. “Sepse ka edhe kështu vjehrrash. Ashtu siç është edhe e imja. Ka frikë t’i bëjë gjërat nga meraku dhe më pyet për çdo gjë.”– ka shkruar aktorja teksa ka shpërndarë me ndjekësit mesazhin që i shkruan dikush rreth vjehrrës së saj.

Pak ditë më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar këto ditë për herë të parë foto me të.

Ajo kishte zgjedhur dy fustane elegantë të ngushtë dhe jo stil princeshe. Njëri ishte me krah të gjatë teksa nxjerrte në pah dekoltenë e saj. Ndërsa i dyti ishte i shkurtër dhe i thjesht që i jepte mundësinë asaj të ndihej rehat.

Flokët i kishte bërë me onde teksa në kokë mbante një aksesor me rruaza të bardha. Po ashtu, makeup-i i saj ishte natyral dhe minimalist.

Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik. Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.