Ka edhe kështu! Travis Barker blen një qiri me aromën e orgazmës së Kourtney Kardashian
A mund ta imagjinoni që partneri të mbajë në shtëpi një qiri me aromën e orgazmës suaj? Nuk keni pse ta imagjinoni në fakt, sepse kjo gjë është bërë edhe realitet.
Travis Barker ka treguar së fundmi se ka blerë një qiri që mban erën e orgazmës së Kourtney Kardashian. Ai publikoi në rrjete sociale një foto të blerjes së tij më të fundit, që do i kujtoj në çdo moment partneren. Këta qirinj janë krijuar nga aktorja Gwyneth Paltrow dhe Travis ka qenë i pari që ka nxituar për të blerë një të tillë.
Në etiketën e qiririt shkruhej: “Ka aromën e orgazmës së Kourtney-t”.
Thuhet se këta qirinj janë seksi, surprizues dhe shumë fiksues. Travis nuk dha asnjë detaj për blerjen e tij, sepse e la foton që të fliste vetë. Mirëpo shumë fansa nuk e pritën mirë këtë postim të këngëtarit dhe reagimet në rrjete sociale ishin nga më të ndryshmet.
Kourtney dhe Travis nisën marrëdhënien në muajin janar dhe në një kohë të shkurtër gjërat mes tyre avancuan shumë shpejt. Ata kanë qenë me pushime bashkë kudo, i kanë bërë vazhdimisht dhurata luksoze njëri-tjetrit dhe nuk kanë nguruar ta shprehin publikisht dashurinë. Madje pak kohë më parë Travis vendosi të bënte tatuazh emrin e Kourtney-t në kraharorin e tij.