“Ka ardhur koha të bësh seks”- Antonela Berisha i kthehet me ironi ish-konkurrentes së “Për’puthen” që deklaroi se është e virgjër
Antonela Berisha u largua përfundimisht nga “Për’puthen” mbrëmjen e djeshme, por e vetme, sepse nuk arriti të përputhej me një nga djemtë në program.
Gjatë bisedës në studio, ajo ironizoi Sindi Locin, duke thënë se i ka kërkuar Gelianit që ta puthte.
Nisur nga kjo, Sindi vendosi të reagojë në rrjete sociale. Ajo publikoi një status në Instastory, ku shkruante:
“Për shpirt t’babs Bora, m’ka puth me zor ‘maniaku’. 3 javë më vonë: Jo se më ke puthur me zor, ne jemi binjakë edhe unë puthjen… Unë vdes për Mevlon edhe do luftoj der n’fund. 1 javë më vonë: Je nonekzistent për mu, më fal kush je ti? O 7 në 13, me komën fiks katërdhet e pesë, s’tu nda shpirti nga Sindi se sa ke takën ke IQ… U bashkove edhe ti klanit që nuk jeton dot pa Cinderellan?! * Por vëmendje, jo me mu!”, shkroi Sindi në dialektin shkodran, duke e ironizuar edhe ajo Antonelën.
Berisha nuk e la pa një përgjigje 22-vjeçaren e virgjër, së cilës i shkroi në Instastory-t e saj:
“Alo ju flet Shkodra maj ta marrsha! Meqë nuk të piu ujë virgjëria, Bukureshti dhe ofendimet që me demek të prekën tan fisin, po kërkon vëmendje nga unë?!
Nuk asht faj jem maj zemër që më përcollën si DIVA, e si kërciti njeriu për largimin tat që e kishe ëndërruar si “Cinderella” deri n’dymllet, po filmi jot ishte pas dymlletës.
Unë jam vetja ashtu me luhatjet e humorit, e nuk m’instrukton njeri, por Zilia asht smunje, T’KALUME! Na se edhe tag po të baj se telefonatës nuk ju përgjigje Sindi Loci.”
Në Instastory-n e dytë ajo shkroi:
“’Përshëndetje, unë jam Sindi, jam e virgjër më jepni një medalje’. 5 minuta më vonë: “Shiko se nuk dua të ma përmendi njeri virgjërinë, sepse jam shumë më shumë se një vajzë e virgjër. 5 minuta më vonë: “ S’jam si ti që shitem për një kafe”. Sindi, po e ul veten te përdor armët më të ulëta siç bën ti zakonisht, po mendoj se ka ardh koha të bësh seks, kshu kuron frustrimin mendor dhe emocional”.