Juventus në telashe, Covid prek edhe lojtarët: Bentancur pozitiv e pa simptoma

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë testeve të kryera nga protokolli në fuqi, Rodrigo Bentancur ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Lojtari është i izoluar dhe nuk ka simptoma. Klubi mbetet në kontakt me autoritetet shëndetësore për të zbatuar protokollet që lejojnë skuadrën të kryejë stërvitjen dhe aktivitetin konkurrues”.

Kjo është deklarata zyrtare e lëshuar nga Juve, që humbet kështu mesfushorin uruguajan për ndeshjet në Stadium kundër Lazios në kampionat dhe Portos në Champions League.

Një problem i madh për Pirlon, që ndërsa kërkon kalimin e raundit në Evropë dhe rikuperimin në Serie A ndaj Interit, duhet të merret me një listë të padisponueshmish që po zgjatet gjithnjë e më shumë.

Lapsi.al