Justina Aliaj infektohet nga Covid-19, këngëtarja dhe aktorja e njohur në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv
Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv në Tiranë, e infektuar me koronavirus.
Sipas News24, këngëtarja prej 4 ditësh është shtruar në spitalin Covid1, për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19.
Mësohet se gjendja e saj është e rënduar.
Justina Aliaj është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë.
Sakaq, interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.