Justin Timberlake: “Fama më bëri djalë të keq, tymosja hashah që 13 vjeç”

Justin Timberlake së fundmi ka nxjerrë librin e tij autobiografik ku rrëfen për një pjesë të mirë të jetës dhe karrierës së tij. Ai i vogël luante në një shfaqje për fëmijë ‘’Micky Mouse Club’’ së bashku me Britney Spears dhe Ryan Gossling. Pikërisht për këtë fakt ai flet dhe në librin e tij, më saktë thotë që fama që mori nga kjo shfaqje e detyroi të bëhej ‘’një djalë i keq”. “U ktheva në shtëpi më i sofistikuar pasi kisha qenë pjesë aq kohë pjesë e nje shfaqje televizive.

Edhe më parë ndihesha i tillë në krahasim me fëmijët e tjerë por duhej të përshtatesha gjithsesi me shokët e mi. Kështu, që të përshtatesha me ta u bëra klouni i klasës, bëja shaka dhe futesha në telashe me mësuesit. Fillova të bëhesha problem, tymosa hashash për herë të parë në moshën 13 vjeçare, merrja cigare në shkollë dhe gati u përjashtova për këtë”, shkruan Lapsi.al. Gjithashtu ai flet në libër për marrdhënien e tij me Gossling dhe shoqërinë e tyre që të vegjël .