Justin dhe Hailey super romantikë në përvjetorin e 5-të!
Justin dhe Hailey Bieber festojnë sot 5 vite martesë. Në këtë përvjetor të rëndësishëm ata nuk i kanë kursyer fjalët e bukura për njëri tjetrin, sidomos Justin.
Në një seri fotosh të tyre në Instagram artisti shkruan: Për më të shtrenjtën. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim deri në kockat e mia se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë pritjet tona më të mëdha. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë. Gëzuar përgjithmonë. Të dua me çdo fije të qenies sime. GËZUAR 5 VJETORIN!!!
Edhe Hailey nga ana tjetër ndonëse jo kaq gjatë, pak dhe saktë në një postim me foto të tyret shkruan: 5. Të dua.
View this post on Instagram