Justin Bieber jep një shpjegim për fotot e shkrepura duke qarë

Me një kërkim të shpejtë në Google, mund të na dalin fare thjeshtë dhjetëra foto të Justin Bieber ku shfaqet duke qarë. Fansat e këngëtarit kanë qenë të merakosur prej kohësh për gjendjen e Justin, i cili ka zbuluar gjithçka së fundmi në dokumentarin e tij në Youtube. Pasi tregoi luftën me disa sëmundje dhe varësinë ndaj lëndëve narkotike, këngëtari zbuloi se gjendja e tij emocionale ka qenë mjaft e dobët. Për këtë arsye, atë e kemi parë shpesh duke shpërthyer në lot në publik.

Justin-2

“Kur dilja në media dhe shikoja gjëra në internet, njerëzit thonin “Justin është i zemëruar, pse është i zemëruar?” , është sikur ata s’më japin leje të jem i zemëruar. Unë nuk kam leje të jem njeri dhe të nxjerr lot.

Ka kaq shumë njerëz që në bisedat e përditshme me me të dashurën, gruan apo mamanë e tyre që thyhen emocionalisht, e ke parasysh? Por nuk kanë kamera që t’ia regjistrojnë këtë moment. Ndaj ata pyesin “Eshtë mirë ai? Po kalon një krizë mendore?” Jam thjesht emocional dhe është thjesht ok.”

Justin-3
Duke iu referuar një rasti në vitin 2018, kur u fotografua duke qarë teksa qëndronte me bashkëshorten në makinë, Justin tregoi:

“Më kujtohet që kam qenë shumë keq emocionalisht dhe teksa flisja me të, nuk dija si t’i shprehja disa gjëra dhe ndihesha i frustruar. E di, kanë ndodhur shumë gjëra në jetën time dhe mendoj se isha në një pikë të jetës që ndihesha thjesht i tronditur.

Justin-4

Nuk ka rëndësi se kush je, gjithkush do të ketë ditë kur ndihet jo i qetë, por është pjesë e jetës.”- ka treguar këngëtari.

Justin-5