Justin Bieber dhe Hailey Baldwin probleme në çift, shkak bëhet kontrata paramartesore
Pak kohë më parë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Cosmopolitan’, se Bieber është ndjerë nervoz rreth faktit se nuk ka shkruar një kontratë para se të martohej. Këngëtari ka qenë i shqetësuar pasi ka pasur disa probleme me modelen, por po përpiqen t’i rregullojnë me njëri-tjetrin. Kujtojmë se dyshja u martua në shtator të 2018 dhe që prej atëherë Justin po merr medikamente dhe po bën terapi të ndryshme pasi vuan nga depresioni dhe ankthi, shkruan Who. Këngëtari është shprehur se nuk i beson askujt tashmë dhe se miqtë e tij i kanë vjedhur muzikën. Në këtë periudhë të vështirë të Bieber, Hailey ka zgjedhur ta mbështesë dhe mos të heqë dorë nga ai.