Justin Bieber anuloi sërish turneun botëror dhe këtë herë fansat shpërthyen!
Një tjetër koncert është anuluar nga Justin Bieber dhe këtë herë fansat e tij kanë shpërthyer.
Pak muaj më parë, Bieber anuloi një koncert për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga sindroma Ramsay Hunt. Megjithatë, tani duket se nuk ka asnjë problem shëndetësor.
Ai anuloi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re për turneun botëror të “Justice World Tour” ndërsa një javë më parë ai ishte në Javën e Modës në Londër. Fansat nuk hezituan të shprehin zemërim in e tyre në rrjetet sociale, duke e quajtur situatën zhgënjyese.
Zyrtarët që bënë njoftimin nuk shpjeguan arsyen e anulimit, por siguruan publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin.