Jurgen Kurti sqaron natën në club me Xhensila Peren/ S’jemi dashnorë, unë jam i fejuar

Të gjithë e mbajmë mend Jurgen Kurtin, menaxherin dhe biznesmenin e njohur nga Tirana, i akuzuar për vrasjen e të atit, por rezultoi I pastër, pasi këtë krim e mori përsipër daja i tij, si një akt i kryer për vetëmbrojtje. Më pas emri i tij u lakua në një tjetër ngjarje, por sërish doli i pafajshëm, ndërkohë që vazhdimisht komentohet për jetën luksoze, që e reklamon në profilin e tij, Instagram. Ai poston shpesh foto me makina të shtrenjta dhe nga udhëtimet ku shpesh shihet në shoqërinë e partneres së tij prej pesë vitesh, Enxhit. Por gjatë ditës së sotme mediat online kanë publikuar foto të Kurtit në shoqërinë e një prej vajzave të njohura të showbiz-it, ish-finalistes së “Big Brother”, Xhensila Peren. Ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit në një club nate, dhe më pas kanë qëndruar në të njëjtin hotel, shkruanin disa nga portalet. Burime nga “Paparazzi” shkruanin se në foton që i është bërë Jurgenit me Xhensilën, bie në sy afërsia mes tyre, ndërsa më pas qëndruan në të njëjtin hotel në Durrës. Por ky lajm është mohuar kategorikisht nga të dy palët, si nga Xhensila, që njihet si ish-e dashura e lojtarit të “Big Brother, Fatjon Hysenbelliut, dhe vetë Jurgen Kurti, me anë të statueseve të tyre në rrjetet sociale. Me anë të një teksti të postuar në Instastory, Pere shprehet:”Mjaft më! U lodha duke më “kapur mat” me miq, me bashkëpunëtorë apo me të afërm. Mjafton të jetë një mashkull afër meje dhe u bë lajmi. Është e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht, që kjo media nuk mendon që përtej personazhit publik, ka një familje të cilët cënohen nga ato idiotësi që shkruani!” Nga ana tjetër edhe Jurgen Kurti me sqarimin e tij publik, në lidhje me lajmin në fjalë. Ja çfarë shkruan bashkëngjitur fotos, ku shfaqet duke puthur të dashurën: “Unë jam me Enxhi Ekonomi prej 5 vitesh, dhe më të lumtur se kurrë pas fejesës sonë. As nga Durrësi nuk jam. Nuk keni lënë njeri në Tiranë e Shqipëri pa lidhur e ngatërruar me njëri-tjetrin; shokë, kushërinj, farefis i keni bërë të dashur e dashnorë”. Ndër të tjera Kurti e përmbyll kështu deklaratën e tij: “Zoti më bekoi me femrën dhe familjen që kam në krah! Turpi rëndon mbi ju me baltën që hidhni përtej tastjerës për gjithkënd dhe çfarëdo. Dy vjet që hidhni baltë mbi emrin tim dhe të familjes sime, dhe kurrë nuk kam reaguar. Por ju lutem mos kaloni kufinjtë njerëzorë”. Jurgeni më herët në media të ndryshme ka deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar edhe pse shumë i ri në moshë. Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. /Story.al/