Julka Gramo rrëfen sekretet: “Më kërkuan të bëja programin e njohur, por u rendita e dyta”
Me siguri e mbani mend Julka Gramon kur këndonte vite më parë dhe vokali i saj dallohej shumë shpejt, por prej vitesh i është përkushtuar televizionit dhe radios. Aktualisht ajo prezanton ‘Pasditja ime lejla’ në ekranin e ‘TVSH-së’. Ajo është drejtoreshë në ‘NRG Radio’ dhe drejtuese e emisionit radiofonik ‘You and Me’. Prej kohësh është e martuar me Dj Andy, dhe është nënë e dy djemve, Ian dhe Greg. Mes gjithë punës për të arritur një karrierë të suksesshme, Julka ka gjetur mënyrën për të balancuar edhe jetën familjare. Në një intervistë ekskluzive për revista Ëho, moderatorja e suksesshme ka zbuluar 10 gjërat që nuk i dimë ende për të. Mes tyre ajo ka treguar: “Kam ende një ëndërr personale që s’e kam prekur kurrë dhe gjithnjë më ka tërhequr, të përjetoj të qenurit aktore, por nuk kam shkollimin apo formimin e duhur. Megjithatë nuk i dihet, ndonjë ditë ndoshta marr pjesë në ndonjë ‘casting’ (audicion) dhe fitoj ndonjë rol”. Ndërsa në lidhje me ofertat në televizionin ka treguar: “Vetëm 7 ditë pas operacionit të lindjes së Greg (ende me dhimbje plage) kam shkuar në ‘Top Channel’ pasi më propozuan të bëja një audicion për të prezantuar ‘Në Shtëpinë Tonë’. Fillimisht isha i vetmi opsion por më pas u shtuan edhe 3 kolege të tjera. Pas dy audicioneve të tjerë, u rendita e dyta, (të paktën kështu më thanë).