Julka Gramo i tregoi të gjithëve se si duhet të edukohen djemtë

Julka Gramo ka bërë një postim ndryshe në kuadër të rastit së 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës. Me anë të një videoje të shkurtër, Ian, Greg dhe vetë Julka kanë shprehur disa fjalë nëpërmjet tre pankartave.

“Mos hesht, trego”, “Të kam xhan”, “Ti nuk je vetëm” janë frazat që Julka dhe djemtë kanë zgjedhur për të dhënë mesazhin e tyre. Kjo e fundit ka realizuar edhe një shkrim, ku ka treguar se komunikimi i vazhdueshëm i prindërve me fëmijët është një ndër faktorët kryesorë, që do të mbajë rrezikun larg të vegjëlve.

Nëpërmjet shembujve personalë, Julka është shprehur: “Ju lutem, flisni! [Fëmijët] duhet të sigurohen që do të jemi gjithmonë aty për ta, për t’i dhuruar dashuri pa kushte. Nuk ka ligje e dënime të forta që mund të zhdukin abuzimin seksual, nëse nuk zhdukim mentalitetin që mbron abuzuesin!”

Julka ka përfunduar me një mesazh: “Le të rrisim fëmijë të denjë, në mënyrë që këto fenomene të jenë veçse kujtime të hidhura të së shkuarës…” Duke dërguar dashuri dhe mbështetje për viktimat dhe familjet e tyre, Julka ka vendosur të përcjellë kështu qendrimin e saj lidhur me fenomenin që vijon të mbetet një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

Nuk janë të paktë personazhet e njohur, që i edukojnë fëmijët me frymën e respektit, për rritjen e një brezi të shëndetshëm e të denjë, siç theksoi edhe Julka.

View this post on Instagram

Sot e kaluam pasditen duke ngjyrosur flete roze me djemte e nderkohe folem e folem shume per femijet ne Shqiperi e ne bote qe shpesh behen pre e abuzimeve. Kuptohet kureshtja dhe pyetjet ishin te shumta (sidomos nga Ian) por ata tashme mesazhet i kane qartazi te fiksuara ne mendje: atje jashte ka ca NJEREZ TE KEQINJ qe u bejne KEQ te vegjelve, ndaj eshte shume e rendesishme qe t’i TREGOJME CDO GJE MAMIT DHE BABIT. Ata e dine qe nuk duhet te lene t’i afrohet/preke ASNJE I HUAJ/NJOHUR (i rritur e moshatar) e per me teper TE MOS PRANOJNE asgje qe u ofrohet. Nese dikush guxon t’u beje dicka te keqe NUK DUHET TE HESHTIN sepse nuk kane bere ata FAJ.. Te vetmit FAJTORE jane te rriturit❗️ Iani me pyeti a ka ende njerez te keqinj atje jashte dhe i pohova se fatkeqesisht ka pasur, ka dhe do te kete por se nuk mund te na bejne keq per aq kohe sa jemi te vemendshem dhe tregojme gjithcka ndodh. Me te drejte u cudit shume kur mesoi se dikush qe supozohet te te mbroje (duke ju referuar rojes monster…) te ben keq e shantazhon (po, po e mesuam edhe kete fjale…) Iani beri lidhjen e abuzimeve e shantazhimeve dhe me bisedat qe kemi bere per bullizmin (dhe me erdhi mire qe e kish fiksuar)… Mgjth nuk dua ta zgjas shume me bisedat tona sepse cdo prind e di vete se si flet me femijet e tij por JU LUTEM FLISNI! Ata duhet te njihen me REZIKUN atje jashte, duhet te jene te pergatitur dhe c’eshte me e rendesishmja DUHET TE SIGUROHEN QE DO TE JEMI GJITHNJE ATY PER TA per te luftuar te keqijat e per t’i DHURUAR DASHURI PA KUSHTE… Ka pafund vogelushe qe kane mbajtur nje barre kaq te rende mbi shpatullat e tyre te brishta… ABUZIMI SEKSUAL tek femijet (por dhe te rriturit) duhet te marre fund❗️Nuk ka ligje e denime te forta qe mund ta zhdukin ate nese nuk zhdukim MENTALITETIN QE MBRON ABUZUESIT❗️Mos heshtni nga halli se c’do te thote bota… e ne fakt as bota nuk duhet te heshte para ketyre makabriteteve… Le te rrisim femije te denje ne menyre qe keto fenomene te jene vecse kujtime te hidhura te se shkuares… Shume dashuri per te gjithe viktimat dhe familjet e tyre ♥️ JU NUK JENI VETEM! ♥️ #MosHesht #Trego #TeKamXhan #TiNukJeVetem #StopAbuzimitTeFemijeve #PinkOutTuesday

A post shared by Julka Gramo (@julkagramo) on

News31.al