Juliana Pasha ia beson kunatës veshjen skenike, ja ç’thotë ajo për Miranda Dupin

Këngëtarja Juliana Pasha ia beson veshjet skenike Miranda Dupit, e cila nuk është edhe kunata e saj. Për herë të parë, Juli dhe Miranda kanë qenë të ftuara në “Rudina” për të rrëfyer më shumë për raportin që i lidh jashtë familjes. Dy nuset e shtëpisë (bashkëshortët e Julit dhe Mirandës janë vëllezër) kanë shkuar mjaft mirë që nga momenti që janë takuar për herë të parë, por pasi Juli ia besoi edhe imazhin e saj Mirandës, marrëdhënia u bë edhe më e fortë.Jashtë familjes ku mblidhen bashkë me dy vëllezërit, Miranda dhe Juli nuk janë më kunata, por dy shoqe të ngushta që ia njohin mirë pikat e forta njëra-tjetrës. Në postimin që Juli ka bërë në Instagram thotë për Mirandën se në fakt e shoh jo si kunatë, por si motër.