Julia Roberts në kopertinën e “Marie Claire”: Të jesh nënë është mrekulli!
Aktorja e famshme hollivudiane si rrallëherë ka dhënë një intervistë për Marie Claire ku ka folur për rolin e rëndësishëm të prindërimit.
Ajo ka 3 fëmijë, binjakët Hazel dhe Phinnaeus 14-vjeç, dhe djalin Henry 12-vjeç me bashkëshortin Danny Moder.
Për 51-vjeçarjen të jesh mama është një mrekulli, dhe që kur fëmijët e saj ishin bebe ajo ka shijuar çdo moment me ta, shkruan Lapsi.al.
“Kur ata janë 5-vjeç duket si mosha ideale, kur bëjnë 7-të duket si mosha ideale dhe kur bëjnë 12-të sërish duket mosha ideale”, tha ajo duke shtuar se tek fëmijët, nënat nuk duhet të tregohen të rrepta por duhet të kenë besim tek ata.