
Julia Ilirjani dështoi me votat për deputete, vajza e aktores: Na mori fytyrën! Thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua
Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës.
Në një video të publikuar në TikTik, Renee shprehet se “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”.
Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua”.
“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën. Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores.
voxnews.al