Julia Fox rrëmbeu vëmendjen të gjithëve me veshjen e saj në ‘Vanity Fair Oscar’/ Çanta e dorës e stiluar me flokë njeriu
Ndër vite, Oscars dhe festat e tij pasuese janë të mbushura me pamje të frymëzuara nga magjepsja e Hollivudit të Vjetër që variojnë nga fustanet e zbukuruara që të lënë pa frymë deri tek ato më pak të pëlqyerat. Por kur bëhet fjalë për Julia Fox , rregullat e tapetit të kuq duket se janë bërë për t’u thyer.
Në festën e mbushur me yje të Oscars të Vanity Fair në Beverly Hills, aktorja e ‘Uncut Gems’ u bë mjaft e përfolur nga mediat rozë kjo për shkak të romancës së saj të shkurtër, me Kanye West, ku mesa duket Julia-s shërbeu për të marrë vëmendjen e të gjithëve në çdo eveniment për shkak të paraqitjeve.
Pamja mbresëlënëse e aktores përbëhej nga një fustan i zi tërësisht lëkure deri në fund të këmbëve i stiluar nga Han Kjøbenhavn, e cila kishte si detaj një dorë të mrekullueshme të mbështjellë rreth qafës, dorashka të gjata lëkure, çizme të zeza me majë dhe një çantë “clutch” ku të ngjitura kishte flokë ngjyrë të zeza të një njeriu. Të paktën kështu ka treguar Fox në tapetin e kuq.
Sigurisht, nuk do të ishte një look tipik i Fox nëse grimi i syve nuk do të ishte dramatik, ku grimi tek sytë na rikujtoi paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris.