Julia Fox realizon një fustan me gjethet e pemëve
Julia Fox është shfaqur me një fustan tejet të veçantë në videon e saj të fundit në TikTok.
Aktorja e njohur për stilin e saj të guximshëm, ka dashur t’i tregojë fansave të saj çdo gjë mund të bëhet veshje. Kështu ajo ka shpjeguar veshjen e saj të re që ka krijuar me gjethet e pemëve që ka mbledhur. 32-vjeçarja ka postuar një video në llogarinë e saj personale ku tregon të gjithë procesin që kalon për të bërë veshjen.
Veshja titullohet “Vjeshtë 2022” dhe për krijimin e saj, Julia Fox ka përdorur gjethet që ka mbledhur, rrëshirë dhe zinxhirë të hollë.
“Përshëndetje. Unë jam e fiksuar pas gjetheve. Shkoj çdo ditë në park dhe i shoh që ndryshojnë, ndaj u frymëzova prej tyre. Telefonova shoqen time më të mirë, Emën, e cila është artiste dhe mjeshtre rrëshire. I pastruam gjethet, i përziem me rrëshirën dhe i lamë të ngrijnë që të mos ndryshken”, dëgjohet të thotë ajo në një video.
“Nuk e di nëse vërtet mund të vishet jashtë, por më pëlqen. Përveç kësaj, është një punë e bërë me shumë dashuri”, vijon më tej Fox.
View this post on Instagram
Aktorja është e njohur për një qasje më pak tradicionale ndaj modës. Në Maj, ajo u pa në një dyqan ushqimesh me një xhaketë xhins, çizme deri tek gjuri dhe një set të shkurtër bikini.
Klan News