Juli dhe Genti nuk flasin, por Ermali “çmend” fansat me deklaratën që bëri: Po sikur të vijë një film…
E mbani mend grupin e humorit “The SHBLSH”, i cili u bë i njohur në spektaklin e humorit “Portokalli”?
Ishte koha kur aktorët e njohur, Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda, i dhuruan publikut batauta të cilat mbahen mend edhe sot.
Më pas, të tre aktorët kaluan në emisionin e humorit “Apartamenti 2xl” ku qëndruan bashkë për disa vite. Por pavarësisht suksesit që patën edhe në këtë spektakël, ata u ndanë dhe secili vazhdoi karrierën e tij në televizione të ndryshme.
Madje të gjithë e dimë se gjatë kësaj periudhe Zenelaj dhe Deda nuk kanë patur marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Por duket se dikush dëshiron që t’i shohë të pajtuar dy aktorët.
Është pikërisht Emal Mamaqi, i cili mbrëmë ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqen të tre së bashku. “Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinem?”, janë fjalët që moderatori ka shkruar krahas kësaj poze.
Mos ndoshta Ermali po paralajmëron një tjetër bashkëpunim të të treve së bashku? Tani fansat e tyre po presin me padurim që të mësojnë se si qëndron e vërteta.