Ju tregojmë se “Për me u ndje mirë” nuk duhet ta humbisni këtë koncert të veçantë në Tiranë

Sindroma “Down” është kushti gjenetik që prek më shumë se 6,000 fëmijë në vit anë e mbanë botës. Në Shqipëri ekziston fondacioni “Down Syndrome Albania” që merret pikërisht me fëmijët e veçantë, i cili kujdeset që ata të kenë një integrim sa më të lehtë në shoqëri.

Për këto fëmijë të veçantë artistët Vlashent Sata, Elina Duni dhe miqtë e tyre Gent Rushi, Ermal Rodi, Emiljano Dhimo, Roni Gjura dhe Rob Luft do të mbajnë një koncert më 21 dhjetor.

“Për me u ndje mirë” titullohet koncerti që do të mbledhë bashkë artistët e mësipërm të cilët do të performojnë në Sallën e Katedrales Ortodokse, në Tiranë në orën 20:00.

Të ardhurat e këtij koncerti do shkojnë për mbështetjen e fondacionit “Syndrome Down Albania”, një iniciativë shumë e këndshme të muzikantëve që krahas artit na tregojnë edhe një pjesë të ndjeshmërisë të tyre për kauza të tilla.

Me muzikë të mirë për shpirtin e mbi të gjitha për një kauzë tejet speciale, bëni mirë që mbrëmjen e 21 dhjetorit të jeni në rradhët e para të këtij koncerti.

Biletat mund ti bëni tuajat këtu./News31.al