Ju prezantojmë me vajzën e Julia Roberts, që në tapet të kuq as u lye as u kreh

Hazel Moder, vajza e Julia Roberts realizoi daljen e parë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, përkrah babait të saj kineast. Siç pritej ja mori të gjithë vëmendjen.
Ngjashmëria e saj me babain, Daniel, u ka rënë në sy të gjityëve, po aq sa thjeshtësia e Hazel. 16-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të verdhë me kopsa, vintage, të gjerë e të gjatë deri në fund të këmbëve. Pa make up dhe me flokët e kapur bisht.

“Më në fund një 16-vjeçare pa makeup e që duket fëmijë, ashtu siç është”-kanë shkruar komentuesit në fotot e saj, tashmë të publikuara gjithandej./revistawho.com