Ju prezantojmë me të dashurën e re të Bradley Cooper

E dashura e re e Bradley Cooper quhet Huma Abedin dhe gjejeni pak kush është “kumbara” e romancës së re? Anna Wintour, dora vetë! Sipas People, Bradley dhe Huma u takuan në Met Gala në maj dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më.

Po kush është Abedin përveçse mikesha e kreut të Vogue? Ajo njihej si krahu i djathtë (një nga ndihmëset kryesore) të Hillary Clinton dhe si ish-gruaja e politikanit Anthony Weiner. Miqtë e përbashkët të dyshes thonë se çifti janë “kombinimi perfekt” i njëri-tjetrit.

47-vjeçari u nda nga Irina Shayk në 2019 pas 4 vitesh bashkë . Ish-çifti janë prindër të Lea De Seine, e cila erdhi në jetë në 2017. Ylli i filmave gjithnjë është shprehur se “gjithçka ndryshoi” në momentin kur u bë baba vetëm nga fakti që solli në jetë “një qenie njerëzore të mrekullueshme”.

anabelmagazine