Ju prezantojmë me dietën e princeshave: Ç’ha Meghan çdo ditë, mund ta hamë dhe ne!
Që pas daljeve të saj të para, të gjitha donim diçka nga princesha e ardhshme. Dikush hundën, dikush buzëqeshjen e ndërsa të tjera linjat gati perfekte të aktores amerikane.
Por sigurisht, linjat e Meghan-it nuk janë thjesht rastësi. Dhe çfarë ha princesha e ardhshme e keni më poshtë. Mund ta bëni dhe ju për tu ndjerë mbretërorë që në mëngjes.
Konsumimi i ujit të vakët me limon sapo jeni zgjuar është perfekte për ta filluar ditën me freski. Dhe nëse doni të bëni tamam ashtu siç princesha bën, duhet të zgjoheni në 4:14, po s’është nevoja t’ua thoni të gjithëve këtë.
Për mëngjes, ajo ha tërshërë me banane të grirë duke e përzierë me shurupin e agave. Pastaj, ndërkohë që është duke punuar, Markle përgatit një tjetër vakt. Pak kuinoa, qepë, hudhra, perime dhe sigurisht erëza. Këtë pjatë mund ta konsumojë ashtu ose me pak sallatë jeshile.
Me fiksimin që ka për takot, ushqimin tipik meksikan, Markle do të jetë zyrtarisht princesha e preferuar e njerëzve.
Ndonëse sigurisht që nuk i prish pushimet me kujdesin e tepruar ndaj ushqimeve, Meghan përpiqet ta shmangë sa më shumë glutenin. Ajo thotë se sheh një ndryshim të madh në lëkurën e saj kur nuk e përdor, por një pjate më pasta të shijshme nuk i thotë kurrë jo.
Pasditeve Meghan përpiqet ta shmangë kafen duke e zëvendësuar me ca lëngje të freskëta frutash. Të preferuarat e saj janë molla, limoni, spinaqi dhe xhinxheri.
Vera duket se ka gjithashtu një rol në pozitivitetin dhe energjinë e saj. Ajo duket se nuk e ndan kurrë një gotë të madhe vere nga dora e saj, sidomos gjatë verës.
Përpos verës, në grupin e ushqimeve të preferuara të Meghan-it janë patatet. Patatet e skuqura. Por duke qenë se shumë shpejt do të ndryshojë status, mund ta parashikojmë sa rrallë i sheh tani në pjatën e saj.