Ju njohim me influencueset më me ndikim në botë për vitin 2022!

Javët e modës në Milano, Paris, New York dhe Londër, kanë përfunduar dhe së fundmi platforma Launchmetrics, e cila merret me matjen dhe krahasimin e ndikimit në fushën e modës dhe bukurisë, ka publikuar një listë me influencueset më me ndikim në botë.

Platforma shpreh ndikimin e brand-eve duke përdorur njësinë matëse të autorit MIV (Media Impact Value), e cila analizon të gjitha aktivitetet e marketingut të publikuara në kanalet e shtypura dhe online, si dhe në rrjetet sociale.

MIV shprehet në dollarë amerikanë dhe ndër të tjera, i ndihmon brand-et e mëdha të përcaktojnë se sa vëmendje dhe ‘trafik’ sjellin personat e famshëm dhe me ndikim që promovojnë krijimet e tyre.

Në listën e influencuesve më me ndikim, gjermania Leonie Hanne zuri vendin e parë, duke gjeneruar gjithsej 3.5 milionë dollarë kur bëhet fjalë për MIV, e ndjekur nga blogerja italiane Chiara Ferragni me 2.7 milionë. Në vendin e tretë ishte Negin Mirsalehi që gjeneroi 2.3 milionë në MIV dhe Thassia Naves në vendin e katërt me 2.1 milionë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonie Hanne (@leoniehanne)

Rikujtojmë, se Java e Modës në Paris shquhet për paraqitjet mbresëlënëse të të famshmëve. Si zakonisht, në kryeqytetin francez mblidhen të famshëm nga çdo cep i globit për të parë nga afër propozimet e stilistëve për sezonin Pranverë/Verë 2023. Sipërmarrësja dhe blogerja italiane, Chiara Ferragni, është gjithmonë prezente për të ndjekur shfaqjet dhe prezantimet e stilistëve të saj të preferuar. Me anë të disa postimeve të saj në Instagram, bukuroshja italiane na ka sjellë një sërë pamjesh që kombinojnë disa nga tendencat më stil të sezonit.

Anabelmagazine