“Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus”! Këngëtarja shqiptare infektohet me COVID-19
Adelina Thaçi është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi, ku ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive në testin e bërë së fundi.
Ajo tregon se është kujdesur në maksimum duke mbajtur maska e dorëza, por falë personave të papërgjegjshëm, tani i duhet të vuajë pasojat e virusit.
Mes të tjerave, Adelina tregon simptomat që ka aktualisht si: lodhje e madhe, dhe dhimbje të syve apo qafës.
“Te dashur miq e familjare,
Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.
Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.
Une hasa ne keto simptoma
Para dy dite, pra;
Lodhje te madhe te trupit
Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.
Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.
Temperature 37.5
Pra keto ishin simptomet e mija
Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.
Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!
Me respekt Adelina Thaqi Meta”, shkruan Adelina.
Te dashure miq e familjare,Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa…
Posted by Adelina Thaçi Meta on Wednesday, July 8, 2020