Ju kujtohet Erion Korini në duetin romantik me Greta Koçin? Ja me çfarë merret sot këngëtari

Këngëtari i njohur, Erion Korini, prej një kohe të gjatë i ka munguar skenës muzikore.Ai ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Soiree”, puntata e të cilës ishte dedikuar personazheve të njohur që kanë kohë që kanë hequr dorë nga muzika dhe bëjnë profesione të tjera.

Erion Korinin të gjithë e mbajnë mend për bashkëpunimin që ka realizuar me këngëtaren Greta Koçi me titull: “Kush ka faj”. Gjatë bisedës në studio, Erioni foli për jetën e tij sot dhe ka zbuluar se kur u largua nga muzika vendosi që të merrej me diçka tjetër.

Erion-Korini-2

Ai zbuloi se aktualisht punon te radio “OraNeës” dhe zëri i tij është dëgjuar në spote dhe reklama të ndryshme. Por Erioni surprizoi fansat e tij, pasi tha se tani ka vendosur të kthehet në muzikë dhe brenda tri muajsh pritet të nxjerrë këngën e tij. “Njeriu që dua më shumë në këtë jetë do që të më shikoje sërish në skenë. Ajo është nëna ime. Do të nxjerr këngën e radhës, shpresoj pas tri muajsh. Kësaj radhe dua të bëj këngët që dua unë dhe për ata pak që duan zërin tim”, shtoi Korini./Panorama Plus