Ju kujtohet ‘Beautiful’? Ku janë protagonistët e tij sot?

Me siguri e kujtoni ‘Beautiful’ telenovela amerikane që ka bërë namin edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet ’90. Megjithëse në vendin tonë ka ardhur goxha më vonë.

Familja Forrester i mbante njerëzit të lidhur pas ekranit të televizorit pas çdo episodi vetëm për shkak të intrigave dhe gjithçkaje ndodhte në familjen e pasur. Ngjarjet ishin tipike, drama telenovelash si shumë të tjera që e pasuan këtë prodhim.

Më tej do ua kujtojmë edhe me anë të fotove dhe një shpjegimi të shkurtër të secilit, megjithëse fansat e telenovelës as nuk do kenë nevojë për të lexuar gjë.

Katherine Kelly Lang ka qenë në 2019-ën pjesë e një tjetër filmi që mban emrin ‘From the eyes of love’.

Ronn Moss e la telenovelën në 2012-ën. Ai ka marrë pjesë në filma dhe reklama të ndryshme, gjithashtu në ‘Dancing with the stars’. Thorsten Kaye e zëvendësoi aktorin në fjalë kur u largua nga seriali.

John McCook pjesë e shumë filmave dhe serialeve.

Hunter Tylo iku nga seriali në 2013-ën dhe u kthye me kohë të plotë në 2018-ën.

Winsor Harmon ka pasur probleme me ligjin pasi ngiste makinën i pirë.

revistawho.com