Ju ka munguar Alma Bektashi? Ja ku mund ta gjeni çdo ditë

Për personazhet e famshëm Instagrami është kthyer tashmë në një mjet të domosdoshëm komunikimi, por edhe një mënyrë për të treguar më shumë mbi jetën e tyre private.

Alma Bektashi ka qenë ndër këngëtaret e rralla që nuk e kishte hapur një profil në Instagram, me siguri për ta mbajtur sa më larg syrit të publikut jetën e saj. Megjithatë, Alma tanimë ka ndryshuar mendje dhe më në fund ka hapur llogarinë e saj në këtë rrjet social kaq të përdorur.

Fotot e para që këngëtarja ka postuar janë ato ku shfaqet mes mikeshash, si me Jonida Maliqin, Isida Mollaymerin, Rovena Dilon, Orgesa Zaimin.

Ndërsa në InstaStory, Alma ka treguar edhe kafshët e saj shtëpiake duke na dhënë kështu një kornizë të jetës së saj së fundmi, të mbushur me dashurinë e mikeshave dhe të qenushave të saj. Deri tani këngëtarja numëron 169 ndjekës që me siguri do të rriten shumë shpejt.