Ju ka marrë malli për dasma? Emina na tregon pak nga e saja, tipike shqiptare

Emina Cunmulaj ka publikuar disa sekuenca nga video e dasmës së saj dhe mund të themi që ka zgjedhur momentet më kulminante të mundshme.

Ajo shfaqet duke kërcyer me bashkëshortin e saj dhe të ftuar të tjerë dhe duket qartë që të gjithë e kanë shijuar dasmën në maksimum.

“Diçka e vogël nga dasma ime. Ja çfarë ndodh kur martohesh me një shqiptare”, ka shkruar ajo dhe me të drejtë.

Mjafton të përmendësh origjinën për të lënë të kuptohet se sa shumë gëzim ka pasur dasma.

Në një kohë kur festime të tilla as nuk imagjinohet të bëhen për shkak të kushteve të pandemisë, ky kujtim i Eminës na bëri të gjithëve melankolik për kohët kur kërcenim dhe rrinim pranë njëri-tjetrit pa frikë./revistawho.com