Ju duhet një furçë dhëmbësh për trukun e bukurisë të shpikur nga Dua
Kohë më parë, Dua Lipës i mungonin disa produkte bukurie në shtëpi dhe nisur nga kjo, mendoi të improvizonte diçka: Një furçë dhëmbësh për buzët dhe vetullat.
“Unë përdor furçë dhëmbësh për shumë gjëra të ndryshme. Ok, nuk përdor të njëjtën furçë për shumë gjëra të ndryshme. Kam disa. Përdor furçë dhëmbësh për buzët në formën e scrub-it,” ka thënë ajo në një intervistë për Allure.
Furçën e dhëmbëve Dua e përdor edhe për vetullat:
“Herë pas here, përdor një furçë dhëmbësh me pak ton të errët për sytë dhe mbush vetullat.”
Dua është shprehur se i zbuloi këto truke kur i mungonin disa produkte, por tani i përdor ende. Për pjesën e scrub-it të buzëve, do t’ju këshillonim të zgjidhnit një furçë me fije shumëëë të buta, pasi ndryshe mund të irritoni buzët. Përsa u përket vetullave, duket një truk i sigurt dhe efektiv, pasi furça e dhëmbëve i mbush vetullat në zonat ku nuk ka shumë qime dhe në të njëjtën kohë i kreh ato.
Faleminderit, Dua!
Anabelmagazine