
Jozi dhe Loredana i japin fund marrëdhënies së tyre? Ky veprim i tyre zbulon të vërtetën
Romanca mes Jozit dhe Loredanës, e cila nisi mes emocioneve në një reality show VIP, duket se nuk ka vijuar me të njëjtin intensitet jashtë kamerave.
Së fundmi, fansat kanë vënë re se Jozi e ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në rrjete sociale – një sinjal që ka shtuar dyshimet për një ndarje përfundimtare mes tyre.
Edhe pse gjatë ditëlindjes së Loredanës, Jozi bëri një urim publik dhe u përfol se shkoi vetëm për ta takuar për pak minuta, ky gjest i fundit lë të kuptohet se mes tyre nuk ka më vend për një ribashkim.
Pavarësisht afërsisë që shfaqën gjatë kohës në shtëpinë VIP, duket se jashtë saj rrugët e tyre janë ndarë.
liberale.al