
Jozi bën një tjetër deklaratë të rëndë për Rozanën. Livia reagon nga jashtë: O Lloz llumi
Jozi ka bërë një deklaratë të rëndë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, duke thënë se ka parë Rozana Radin duke vepruar poshtë jorganit me ish-banoren Livia Brunga.
“Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry. Tani unë më i thënë, unë i kam parë. Çkas kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë,” tha ai, duke shkaktuar debat të madh mes banorëve.
Pas deklaratës së bujshme të Jozit, i cili tha se ka parë Rozana Radin duke vepruar poshtë jorganit me Livia Brungën, kjo e fundit ka reaguar.
Në një imazh të publikuar, Livia duket e prekur nga komentet që po qarkullojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”.
Deklarata e Jozit ka shkaktuar një debat të madh mes banorëve dhe ka ndezur rrjetet sociale, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë përballje mes të përfshirëve.
Kjo deklaratë vjen pas polemikave të shumta për marrëdhënien e dyshuar mes Gjestit dhe Eglit, një çështje që ka trazuar gjithë shtëpinë.
voxnews.al