Jonida Shehu ka një shtëpi të re televizive dhe do të drejtojë emisionin e pasdites

Sezoni i ri televiziv, në janar, e gjen Jonida Shehun në një emision pasditeje.

Ditën e sotme (e enjte, 9 dhjetor) u përfol se Jonida Shehu do të largohet nga ABC News për të drejtuar një program në Euronews Albania. Anabel.al kontaktoi me moderatoren, e cila pranoi nuk do të jetë më pjesë e ABC.

Shehu zbuloi se do të jetë në Euronews dhe është ende duke punuar me formatin e emisionit, i cili do të transmetohet në orën 17:00-19:00.

Në ABC, Jonida Shehu moderoi “Soiree”, një program që mbante autorësinë e saj dhe më parë transmetohej në Top Channel.

Jonida Shehu ka një karrierë televizive prej një dekade dhe është e njohur si spikere lajmesh dhe moderatore e disa formateve televizive në disa televizione shqiptare si Vizion Plus, Albania Screen, Ora News. Kujtojmë se ajo ka moderuar edhe “Pasdite në Top Channel” në vitin 2015.

Anabelmagazine

Me te lexuarat