Jonida Shehu i rikthehet ekranit dhe dashurisë së vjetër

Lajmin se Jonida Shehun tashmë do ta shohim në “ABC News” e mësuam prej disa muajsh. Jonida do të rikthehet me një format ‘Late night show’, por për këtë të fundit duhet të presim edhe pak.

Moderatorja është prezantuar sot për herë të parë në televizionin e ri me edicionin e lajmeve – ose më saktë – këtë sezon të ri televiziv, ajo i është rikthyer dashurisë së vjetër. Të rejat më të fundit dhe aktualitetet do të jenë tema e diskutimeve të përditshme në studion e Jonidës. Miq e kolegët që e kanë uruar në këtë fillim të ri kanë qenë të shumtë, ndërsa vetë Shehu duket tejet entuziaste për formatin me të cilin po prezantohet fillimisht. Me një kostum të kuq elegant, Jonida ka vendosur ta nisë kështu rrugëtimin e saj në “ABC News”. Çka tërheq tjetër vëmendje është edhe hapësira dedikuar Shehut: një studio moderne, në fokus të së cilës është vetë ajo.

Pak por e sigurt: shumë shpejtë do të dëgjojmë të reja për Jonidën. Deri atëherë, për të rejat më të fundit tashmë do të dimë ku të drejtohemi! /News31