Jonida Shehu, Alma Çupi e Fatma Haxhialiu u nxjerrin bojën burrave shqiptarë: “Nuk dinë të…”

Të dielën në rubrikën “Për drekë me mua” gazetaret Alma Çupi e Fatma Haxhialiu dhe dietologia Blerina Bombaj ishin të ftuara në shtëpinë e Jonida Shehut për të shijuar pjatat e saj. Jonida gjeti mënyrën për ta pasur vogëlushen e saj Kristal, dhe në drekën me mikeshat e saj. Njërën prej pjatave e ka emërtuar pikërisht kështu, sepse në të vërtetë ajo e bën shpesh këtë gatim për të. “Kristal” ishte një supë me perime, kryesisht me kungull dhe patate të ëmbël. Pjata e dytë, të cilën e emërtoi “Antirrush”, ishte një pjatë e shijshme me qofte furre dhe salcë me domate e qepë. Ndërsa pjata e tretë “Ndërtimi”, që në fakt u duk që nuk pati sukses, ishte një ëmbëlsirë me pana e biskota. Gjatë drekës gazetaret dhe dietologia nisën një diskutim në lidhje me meshkujt shqiptarë. Gjithçka nisi nga një zhurmë trapani që ka shoqëruar gjatë gjithë kohës drekën e Jonidës. Pas shumë batutave me humor të vajzave të ftuara në drekë, u arrit në rezultatin se këtë zhurmë e krijonte pikërisht punëtori i komshiut të Jonidës, të cilin ajo e përshkroi si mashkullin tipik normal shqiptar. Po pikërisht pas kësaj deklarate, biseda u fokusua tek karakteristikat e meshkujve shqiptarë. “Burrat shqiptarë nuk dinë te komunikojne”,tha Alma Çupi. “Janë maskilistë patriarkalë”, ia priti Fatma. “Arrogantë dhe dembelë”, shtoi Jonida, ndërkohë që Blerina Bombaj e ktheu situatën nga ana tjetër, duke numëruar vlerësimet pozitive për ta, por dhe duke i kujtuar zonjave në tryezë që janë martuar me meshkuj shqiptarë. “Burrat tanë janë anormalë, kanë qenë me tendenca normaliteti derisa na njohën neve. Brumin e kishin, por ne i përpunuam”, tha me humor Jonida. Më pas Alma ngacmoi Fatmën, për faktin që e ka burrin kosovar, se mos ka ndonjë martesë tjetër në Suharekë. “T’u thaftë goja, të paktën të jetë i martuar ne Zvicër që të ketë letra!”, iu përgjigj ajo me humor. “Thamë ç’thamë këtu, po në të vërtetë meshkujt shqiptarë nuk janë dhe aq të këqinj”, e përmbylli bisedën Jonida, por menjëherë iu përgjgij Alma: “Kur s’ke gjë tjetër, këtë do thuash”. Dreka e Jonida Shehut u vlerësua me 47 pikë, ndërkohë që padyshim 100 pikë i meriton nga atmosfera e krijuar dhe të qeshurat pafund. Javën e ardhshme, që do të jetë edhe finalja e “Për drekë me mua” me këto personazhe të njohura televizive, do të shijohet në shtëpinë e Fatma Haxhialiut. Por ç’biseda do të gatuhen vallë?/tvklan.al